ISO 14001 Sistemi i Menaxhimit Mjedisor
INOVA Consulting ofron shërbime të specializuara klientëve të saj në ngritjen e sistemeve të menaxhimit të mjedisit (SMM) në ndërmarrjet e tyre sipas ISO 14001:2015. Ky standard ndërkombëtar paraqet kornizën që një organizatë duhet të ndjekë në zbatimin e një sistemi efikas të menaxhimit mjedisorë, duke ndërtuar një strukturë për menaxhimin e aspekteve mjedisore.
ISO 22000 Sistemi i Menaxhimit të Sigurisë Ushqimore
INOVA Consulting ofron shërbime të specializuara klientëve të saj në ngritjen e sistemeve të menaxhimit të sigurisë ushqimore (SMSU) në ndërmarrjet e tyre sipas ISO 22000:2005. Ky standard zbatohet kur një organizatë në zinxhirin ushqimor duhet të tregojë aftësinë e saj për të kontrolluar rreziqet e sigurisë ushqimore duke siguruar se ushqimi është i sigurt në kohën e konsumit njerëzor.
ISO/IEC 27001 Sistemi i Menaxhimit të Sigurisë së Informatave
INOVA Consulting ofron shërbime konsulente për klientët e saj në ngritjen e Sistemeve të Menaxhimit të Sigurisë së Informatave (SMSI) sipas ISO/IEC 27001:2013.
Ky standard specifikon kërkesat për krijimin, zbatimin, mirëmbajtjen e SMSI në kontekstin e organizatës dhe përfshin kërkesat për vlerësimin dhe trajtimin e rreziqeve të sigurisë së informacionit të përshtatura nevojave të organizatës.
Themeluar në vitin 2004 si degë e INOVA’s, Inova Consulting ofron shërbime dhe produkte të kualitetit të lartë. Inova Consulting njihet jo vetëm për cilësinë e shërbimeve të konsulencës dhe trajnimeve që ofron, por edhe për llojllojshmërinë e shërbimeve të specializuara që posedon në portfolion e saj.
Përvojat e dëshmuar në shërbimet konsulente janë të gjëra dhe të ndryshme, duke u radhitur prej:
- Ngritjen dhe dokumentimin e Sistemeve Menaxheriale sipas ISO standardeve si:
- Sistemeve të Menaxhimit të Cilësisë sipas ISO9001,
- Sistemeve të Menaxhimit Mjedisorë ISO 14001,
- Sistemeve të Menaxhimit të Sigurisë Ushqimore ISO 22000,
- ISO / IEC 17025 – Sistemet e Menaxhimit të Cilësisë në laboratore (SMC)
- ISO / IEC 27001 – Sistemet e Menaxhimit të Sigurimit të Informacionit (SMSI)
- OHSAS 18001 – Sistemet e Menaxhimit të Shëndetit dhe Sigurisë në Punë (OHSAS)
- ISO 50001 – Sistemet e Menaxhimit të Energjisë (SME)
- Trajnimeve dhe moduleve të trajnimeve unike,
- Ndihmës së drejtpërdrejtë tek klientët,
- Aktiviteteve për përmirësim të cilësisë.
- Konsulencë në fushën e planifikimit dhe administrimit të biznesit si dhe
- Vlersimit të investimeve dhe aseteve.
