MONTING certifikohet me sukses me ISO 9001, ISO 14001, OHSAS 18001

30/04/2019

Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se pas një  pune të suksesshme të konsulencës së ofruar nga ekipi i ekspertëve të INOVA Consulting në ngritjen e Sistemit të Integruar të Cilësisë, Mjedisit dhe Sigurisë në Punë në MONTING, javë më parë  Monting me sukses është certifikuar dhe ka kaluar auditimin e jashtëm nga Trupa Certifikuese me renome botërore TUV Austria.
Me kënaqësi ju informojmë se klienti dhe bashkëpunëtori ynë MONTING nga Prishtina ka certifikuar sistemin e integruar të saj në përputhje me PAS 99:2012, sistemin e cilësisë sipas ISO 9001:2015, sistemin mjedisor ISO 14001:2015 dhe sistemin e sigurisë dhe shëndetit në punë sipas OHSAS 18001:2007.

Vlenë të cekët se MONTING është e specializuar në ofrimin e shërbimeve të instalimit, mirëmbajtjes dhe rehabilitimit të pajisjeve për tension të ulët, tension të mesëm dhe tension të lartë deri në 400kV për projektet në sektorin e energjisë; si dhe
Prodhimin e shtëpizave metalike për trafostacione distributive, panelet për tension të ulët, panelet për ngrohje dhe për hidrantët.

Përgëzojmë ekipin e MONTING për rezultatet e arritura, për punën e palodhshme dhe përkushtimin në cilësi.

INOVA Consulting mbështetës i fuqishëm i komunitetit të biznesit.
Mendo cilësinë e shërbimit, zgjedh INOVA Consulting.

www.monting-ks.com