AQUAPHARM, e para barnatore dhe kozmetikë e certifikuar në Kosovë me ISO 9001

AQUAPHARM, farmaci dhe kozmetikë e njohur në qytetin e Gjakovës, bëhet e vetmja barnatore në Kosovë e certifikuar me standardin e mirënjohur ndërkombëtar të cilësisë ISO 9001:2015.

Pas një pune të suksesshme të konsulencës së ofruar nga ekipi i ekspertëve të INOVA Consulting në ngritjen e Sistemit të Cilësisë në AQUAPHARM, me sukses është certifikuar dhe ka kaluar auditimin e jashtëm nga Trupa Certifikuese me renome ndërkombëtare TUV Austria.

Vlenë të cekët se AQUAPHARM ka arritur që për një kohë shumë të shkurtë të bëhet sinonim i cilësisë së lartë dhe zgjedhja juaj më e mirë për kujdesin ndaj shëndetit dhe bukurisë në Kosovë.

Aquapharm është e certifikuar me ISO 9001 për fushëveprimtarinë e mëposhtme:

Shitjen, ofrimin dhe furnizimin e

-Produkteve farmaceutike

-Produkteve dhe pajisjeve medicinale

-Produkteve ortopedike

-Bio produkteve

-Kozmetikë dhe produkteve të kujdesit të bukurisë

 

Përgëzojmë ekipin e farmacisteve dhe punonjësve të estetikes në AQUAPHARM për rezultatet e arritura, për punën e palodhshme dhe përkushtimin në cilësi.

 

INOVA Consulting mbështetës i fuqishëm i komunitetit të biznesit.
Mendo cilësinë e shërbimit, zgjedh INOVA Consulting.