Inova Consulting është ofrues i shërbimeve të kualifikuara të konsulencës menaxheriale. INOVA Consulting tashmë identifikohet dhe pranohet si sigurues i shërbimeve kualitative të specializuara në fushat e konsulencës menaxheriale, duke ofruar ekspertizë të pakrahasueshme dhe shërbime të specializuara në fushat e planifikimit të biznesit, përmirësimin e performancës, auditimeve të cilësisë dhe trajnimeve, por gjithashtu për gamën e gjerë të shërbimeve që ne ofrojmë.

Ekspertiza e dëshmuar në industrinë prodhuese, shërbyese dhe sektorin e konsulencës si dhe ekipi i profesionistëve të cilësisë, na mundëson të ofrojmë shërbime të specializuara të konsulencës në veçanti për sistemet menaxheriale dhe atë për: sistemet e menaxhimit të cilësisë ISO 9001, sistemet e menaxhimit mjedisor ISO 14001, sistemet e menaxhimit të sigurisë dhe shëndetit në punë OHAS 18001,  sistemet e integruara të menaxhimit PAS 99, sistemet e menaxhimit të sigurisë ushqimore ISO 22000 dhe HACCP, ISO 17025 për laboratorë testuese dhe kalibruese, sistemet e menaxhimit të energjisë ISO 50001,  si dhe sistemet e menaxhimit të sigurisë së informatave ISO 27001 përmes këshillave të drejtpërdrejta, trajnimeve të përshtatshme, auditimeve të cilësisë deri tek  shërbimet e përmirësimit të cilësisë të klientëve tanë.

Ekipi i ekspertëve të INOVA Consulting, përbëhet nga profesionist, të certifikuar ndërkombëtarisht si konsulent menaxherial – CMC dhe auditor të sistemeve menaxheriale sipas ISO standardeve dhe CE , të cilët njohin problemet dhe pengesat me të cilat ballafaqohen klientët tanë, duke ofruar zgjidhje të përshtatshme dhe cilësore.

Përvoja jonë e gjerë në fushat e industrisë prodhuese dhe shërbyese dhe një ekip i profesionistëve të përkushtuar të cilësisë na mundëson të ofrojmë shërbime të specializuara për klientët tanë.  Njohuritë e thella të ekipit tonë në proceset e përfshira, disponueshmëria e infrastrukturës dhe shfrytëzimi i teknikave bashkë-kohore të punës na ndihmon në ofrimin e shërbimeve cilësore, të cilat përmbushin dhe tejkalojnë kërkesat e veçanta të klientëve.

Tani më ne kemi dëshmuar se kemi përvojën dhe njohuritë në industritë përkatëse që ju duhen për të ndërtuar sisteme efikase të menaxhimit të cilësisë në kompanitë tuaja. Ju mund të llogarisni në ne për të ju siguruar trajnime efikase, konsulencë të besueshme, vlerësim të biznesit tuaj dhe auditime të cilësisë që shtojnë vlerë.

“Për klientët tanë ne ofrojmë ekspertizë përmes shërbimeve këshilluese, siç janë konsulenca menaxheriale dhe trajnimet e specializuara duke vepruar si një forcë shtytëse drejt suksesit të tyre”            Butrint BATALLI

                                                              CMC / Partner Menaxhues/Konsulent Udhëheqës

INOVA Consulting – Konsulence menaxheriale, Konsulent menaxhmenti, Keshilltar biznesi

Inova Consulting është e nderuar të jetë simbol i zbatimit në praktikë të inovacioneve në shërbimet e ofruara, në veçanti në fushën e konsulencës.