BUKA Bakery certifikohet me sukses me ISO 9001:2015 dhe HACCP

14.01.2019

Në Dhjetor 2018 pas një pune të suksesshme të konsulencës së ofruar nga ekipi i ekspertëve të INOVA Consulting në ngritjen e Sistemit të Cilësisë dhe atij të sigurisë ushqimore HACCP në KOSOVA FOODS – BUKA Bakery, pjesë e Meridian Corporation  me sukses është certifikuar dhe ka kaluar auditimin e jashtëm nga Trupa Certifikuese me renome ndërkombëtare TUV Austria.
Me kënaqësi ju informojmë se klienti dhe bashkëpunëtori ynë BUKA Bakery nga Prishtina ka certifikuar sistemin e cilësisë sipas ISO 9001:2015, si dhe sistemin e sigurisë ushqimore HACCP. Përmes HACCP, BUKA ka ngritur sistemin e sofistikuar të identifikimit dhe vlerësimit të rreziqeve shëndetësore në të gjitha fazat e procesit të prodhimit, përpunimit dhe shpërndarjes së ushqimeve, duke ofruar produkte të bukës të standardeve më të larta botërore.

Vlenë të cekët se BUKA Bakery ka arritur që për një kohë shumë të shkurtë të bëhet sinonim i cilësisë së lartë të bukës në Kosovë. Bazuar në receta dhe standarde gjermane, Buka Bakery ofron llojllojshmëri pa aditiv me përmbajtje të shëndetshme dhe shumë të shijshme të tilla si: bukë, pjekurina, sandwichë dhe ëmbëlsira të ndryshme.

Përgëzojmë ekipin e KOSOVA FOODS – BUKA Bakery për rezultatet e arritura, për punën e palodhshme dhe përkushtimin në cilësi.

INOVA Consulting mbështetës i fuqishëm i komunitetit të biznesit.
Mendo cilësinë e shërbimit, zgjedh INOVA Consulting.

 

1-8

buka
buka 2

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Leave a Reply