INOVA – Plastic Pipe Industry auditoj me sukses Sistemin e saj të Integruar

Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se INOVA – Plastic Pipe Industry – Industria e Gypave të Plastikës në Gjakovë pas ri-certifikimit të suksesshëm të Sistemit të saj të Integruar gjatë vitit të kaluar, me sukses kaloj auditimin vjetor mbikëqyrës nga Trupa Certifikuese me renome botërore TUV Austria. Vlen të përmendet që INOVA është kompania e parë prodhuese në Kosovë që ka ngritur Sistem të Integruar të Cilësisë, Mjedisit dhe Sigurisë në Punë që para pesë vitesh.
INOVA – Plastic Pipe Industry ka të certifikuar sistemin e integruar të saj në përputhje me PAS 99:2012, sistemin e cilësisë sipas ISO 9001:2015, sistemin mjedisor ISO 14001:2015 dhe sistemin e sigurisë dhe shëndetit në punë sipas OHSAS 18001:2007.

Përgëzojmë ekipin e INOVA-s për rezultatet e arritura, për punën e palodhshme dhe përkushtimin për të ofruar gypa cilësorë në vazhdimësi.

#inovapipesINOVA – Plastic Pipe Industry

INOVA Consulting mbështetës i fuqishëm i komunitetit të biznesit.
Mendo cilësinë e shërbimit, zgjedh INOVA Consulting.

inova

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Leave a Reply