AQUAPHARM, e para barnatore dhe kozmetikë e certifikuar në Kosovë me ISO 9001
AQUAPHARM, farmaci dhe kozmetikë e njohur në qytetin e Gjakovës, bëhet e vetmja barnatore në Kosovë e certifikuar me standardin e mirënjohur ndërkombëtar të cilësisë ISO 9001:2015.
Pas një pune të suksesshme të konsulencës së ofruar nga ekipi i ekspertëve të INOVA Consulting në ngritjen e Sistemit të Cilësisë në AQUAPHARM, me sukses është certifikuar dhe ka kaluar auditimin e jashtëm nga Trupa Certifikuese me renome ndërkombëtare TUV Austria.
Vlenë të cekët se AQUAPHARM ka arritur që për një kohë shumë të shkurtë të bëhet sinonim i cilësisë së lartë dhe zgjedhja juaj më e mirë për kujdesin ndaj shëndetit dhe bukurisë në Kosovë.
Aquapharm është e certifikuar me ISO 9001 për fushëveprimtarinë e mëposhtme:
Shitjen, ofrimin dhe furnizimin e
-Produkteve farmaceutike
-Produkteve dhe pajisjeve medicinale
-Produkteve ortopedike
-Bio produkteve
-Kozmetikë dhe produkteve të kujdesit të bukurisë
Përgëzojmë ekipin e farmacisteve dhe punonjësve të estetikes në AQUAPHARM për rezultatet e arritura, për punën e palodhshme dhe përkushtimin në cilësi.
INOVA Consulting mbështetës i fuqishëm i komunitetit të biznesit.
Mendo cilësinë e shërbimit, zgjedh INOVA Consulting.