Eskavatori certifikohet me sukses me ISO 9001, ISO 14001, OHSAS 18001

Pas një pune të suksesshme të konsulencës së ofruar nga ekipi i ekspertëve të INOVA Consulting në ngritjen e Sistemit të Integruar të Cilësisë, Mjedisit dhe Sigurisë në Punë në ESKAVATORI, gjatë këtyre ditëve Eskavatori me sukses është certifikuar dhe ka kaluar auditimin e jashtëm nga Trupa Certifikuese me renome botërore TUV Austria.
Me kënaqësi ju informojmë se klienti dhe bashkëpunëtori ynë ESKAVATORI nga Ferizaj ka certifikuar sistemin e integruar të saj në përputhje me PAS 99:2012, sistemin e cilësisë sipas ISO 9001:2015, sistemin mjedisor ISO 14001:2015 dhe sistemin e sigurisë dhe shëndetit në punë sipas OHSAS 18001:2007.

Përgëzojmë ekipin e ESKAVATORI për rezultatet e arritura, për punën e palodhshme dhe përkushtimin në cilësi.

INOVA Consulting mbështetës i fuqishëm i komunitetit të biznesit.
Mendo cilësinë e shërbimit, zgjedh INOVA Consulting.

eskavator

INOVA – Plastic Pipe Industry auditoj me sukses Sistemin e saj të Integruar

Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se INOVA – Plastic Pipe Industry – Industria e Gypave të Plastikës në Gjakovë pas ri-certifikimit të suksesshëm të Sistemit të saj të Integruar gjatë vitit të kaluar, me sukses kaloj auditimin vjetor mbikëqyrës nga Trupa Certifikuese me renome botërore TUV Austria. Vlen të përmendet që INOVA është kompania e parë prodhuese në Kosovë që ka ngritur Sistem të Integruar të Cilësisë, Mjedisit dhe Sigurisë në Punë që para pesë vitesh.
INOVA – Plastic Pipe Industry ka të certifikuar sistemin e integruar të saj në përputhje me PAS 99:2012, sistemin e cilësisë sipas ISO 9001:2015, sistemin mjedisor ISO 14001:2015 dhe sistemin e sigurisë dhe shëndetit në punë sipas OHSAS 18001:2007.

Përgëzojmë ekipin e INOVA-s për rezultatet e arritura, për punën e palodhshme dhe përkushtimin për të ofruar gypa cilësorë në vazhdimësi.

#inovapipesINOVA – Plastic Pipe Industry

INOVA Consulting mbështetës i fuqishëm i komunitetit të biznesit.
Mendo cilësinë e shërbimit, zgjedh INOVA Consulting.

inova

Youth Talk me Butrint Batallin

18/03/2018

Motivim, frymezim, udhezim.

Youth Talk ju fton te perjetoni nga keto tri elementet e domosdoshme per sukses. Kesaj rradhe te ftuar kemi zt. Butrint Batalli
Kur: E diele, ora 13:00, 18 Mars 2018
Ku: Hapesira bashkepunuese e KVRL-GjK

Butrinti Batalli është i certifikuar si Konsulent Menaxherial CMC (Certified Management Consultants) si dhe Menaxher i Sistemeve te Cilësisë nga EOQ (European Organization for Quality) si dhe Auditues Udhëheqës i njohur ndërkombëtarisht për skema të ndryshme të sistemeve menaxheriale sipas ISO standardeve, me përvojë të gjerë në prodhim dhe konsulencë menaxheriale i angazhuar në aktivisht në konsulencë menaxheriale me theks të veçantë në fushat e menaxhimit të cilësisë, mentorim në lidership dhe invocacion në ndërmarrësi dhe biznese fillestare, auditime të cilësisë, zhvillimin institucional dhe organizativ.

 

butrint

Seminari për Gratë Ndërmarrëse “Si të menaxhoni burimet njerëzore dhe markën“ nga Inova Consulting

Në ditën ndërkombëtare të gruas 8 Marsin, CEO ynë Butrint Batalli ligjeroj në Seminarin për Gratë Ndërmarrëse me temën “Si të menaxhoni burimet njerëzore dhe markën“ të organizuar nga TEB Sh.A. dhe BERZH, pjesë e programit të përkrahjes së grave në biznes.

Ne në INOVA Consulting falenderojmë BERZH, TEB Sh.A. dhe Frankfurt School of Management për bashkëpunimin.

Gëzuar dhe urime festën të gjitha grave.

8 Mars_3

8 Mars

8 Mars_2

RTV21 Emisioni – Roli i konsulentëve në Zhvillimin e Sektorit Privat

 

Roli i konsulentëve në Zhvillimin e Sektorit Privat.
(sa të nevojshme janë shërbimet e konsulencës menaxheriale. Rendesia e CMC – Konsulences Menaxheriale të Certifikuar.
dhe rreth profesionit të konsulencës)

Pjesëmarrësit:

Butrint Batalli (CEO i INOVA Consulting dhe anëtar bordi në BCC)

Leonora Kusari nga banka BERZH (përkrahja e ndërmarrësve dhe kompanive konsulente)

Jehona Lluka nga Business Consultants Council – BCC (roli i shoqatës, shërbimet që ofron kjo shoqatē/certifikimet)

Viola Haxhillazi nga MAZARS Kosova dhe Shqipëria (bashkepunimi/sfidat e tregut të Kosovës & Shqiperisë)

Ekrem Qerreti–Biznes Private LTS Kosovo
(përfitimet nga shërbimet e konsulences)