Youth Talk me Butrint Batallin

18/03/2018

Motivim, frymezim, udhezim.

Youth Talk ju fton te perjetoni nga keto tri elementet e domosdoshme per sukses. Kesaj rradhe te ftuar kemi zt. Butrint Batalli
Kur: E diele, ora 13:00, 18 Mars 2018
Ku: Hapesira bashkepunuese e KVRL-GjK

Butrinti Batalli është i certifikuar si Konsulent Menaxherial CMC (Certified Management Consultants) si dhe Menaxher i Sistemeve te Cilësisë nga EOQ (European Organization for Quality) si dhe Auditues Udhëheqës i njohur ndërkombëtarisht për skema të ndryshme të sistemeve menaxheriale sipas ISO standardeve, me përvojë të gjerë në prodhim dhe konsulencë menaxheriale i angazhuar në aktivisht në konsulencë menaxheriale me theks të veçantë në fushat e menaxhimit të cilësisë, mentorim në lidership dhe invocacion në ndërmarrësi dhe biznese fillestare, auditime të cilësisë, zhvillimin institucional dhe organizativ.

butrint

Seminari për Gratë Ndërmarrëse “Si të menaxhoni burimet njerëzore dhe markën“ nga Inova Consulting

Në ditën ndërkombëtare të gruas 8 Marsin, CEO ynë Butrint Batalli ligjeroj në Seminarin për Gratë Ndërmarrëse me temën “Si të menaxhoni burimet njerëzore dhe markën“ të organizuar nga TEB Sh.A. dhe BERZH, pjesë e programit të përkrahjes së grave në biznes.

Ne në INOVA Consulting falenderojmë BERZH, TEB Sh.A. dhe Frankfurt School of Management për bashkëpunimin.

Gëzuar dhe urime festën të gjitha grave.

8 Mars_3

8 Mars

8 Mars_2

RTV21 Emisioni – Roli i konsulentëve në Zhvillimin e Sektorit Privat

Roli i konsulentëve në Zhvillimin e Sektorit Privat.
(sa të nevojshme janë shërbimet e konsulencës menaxheriale. Rendesia e CMC – Konsulences Menaxheriale të Certifikuar.
dhe rreth profesionit të konsulencës)

Pjesëmarrësit:

Butrint Batalli (CEO i INOVA Consulting dhe anëtar bordi në BCC)

Leonora Kusari nga banka BERZH (përkrahja e ndërmarrësve dhe kompanive konsulente)

Jehona Lluka nga Business Consultants Council – BCC (roli i shoqatës, shërbimet që ofron kjo shoqatē/certifikimet)

Viola Haxhillazi nga MAZARS Kosova dhe Shqipëria (bashkepunimi/sfidat e tregut të Kosovës & Shqiperisë)

Ekrem Qerreti–Biznes Private LTS Kosovo
(përfitimet nga shërbimet e konsulences)