ISO 9001 – Sistemi i Menaxhimit të Cilësisë

INOVA Consulting ofron shërbime të specializuara klientëve të saj (NVM’ve, kompanive prodhuese, shërbyese, ndërtuese, tregtare, konsulente, institucioneve etj.,) në ndërtimin e sistemit të menaxhimit të cilësisë (SMC) në përputhshmëri me kërkesat e standardit të mirënjohur ndërkombëtar ISO 9001:2015 në mënyrë që të përmirësojmë kulturën e biznesit dhe të avancojmë më tutje pozitën e tyre konkurruese në treg.

Qëllimi i shërbimeve të konsulencës për ISO 9001:2015 është:

 

  • Të asistoj një organizate në zhvillimin dhe  zbatimin e një sistemi të menaxhimit me cilësi në përputhshmëri me standardin e mirënjohur ndërkombëtar ISO 9001:2015;
  • Të krijoj, dokumentoj dhe përmirësoj sistemin e menaxhimit të cilësisë në një ndërmarrje;
  • Auditoj sistemin për të siguruar konformitetin me kërkesat e standardit;
  • Të trajnoj stafin për një zbatim sa më efektiv të sistemit në ndërmarrje.

Pas ngritjes dhe implementimit të suksesshëm të SMC’së, ne në emër të kompanisë tuaj do të udhëheqim tërë procesin e përgatitjes për certifikim dhe në përgjithësi zbatimin e të gjitha procedurave deri në përfundimin e plotë të certifikimit.

 

Shërbimet e konsulencës për SMC– ISO 9001:2015

 

Për ngritjen dhe implementimin e sistemit të menaxhimit të cilësisë (SMC) tek klientët tanë në përputhshmëri me kërkesat e standardit ISO 9001:2015, shërbimet tona të cilësisë ndër të tjerash përfshijnë:

  • Incizimin e situatës
  • Analizën e Zbrazëtirave
  • Hartimin e Diagramit të Proceseve
  • Definimin e kontekstit të organizatës
  • Vlerësimin e Rrezikut
  • Edukim – Trajnim (Familja ISO 9000 dhe kërkesat e ISO 9001:2015)
  • Përpilimin e Dokumentacionit (manualit të cilësisë, politikave, procedurave, proceseve, instruksioneve, formularëve, diagrameve rrjedhëse, etj)
  • Zbatimin e kërkesave standarde
  • Auditimet e Brendshme
  • Implementimin e Veprimeve Korrigjuese
  • Aktivitetet përgatitore për Certifikim

 

ISO 9001